Këto ditë me shi e me shumë bubullima e rrufe sjellin frikë te shumë prej nesh, duke na vënë shpesh edhe në pikëpyetje, nëse mund të bëjmë dush kur jashtë ka rrufe apo jo. E sigurisht që përgjigja është JO dhe këtë e shpjegon edhe profesori i fizikës në Universitetin Nottingham Trent, i cili ka botuar një artikull së fundmi në ‘The Conversation’.

Profesori shkruan se edhe pse gjasat për t’u goditur nga rrufetë janë të vogla, gjatë një stuhie ne duhet të shmangim kontaktin me ujësjellësin dhe ujin e rrjedhshëm. Si edhe, duhet të keni parasysh të mos bëni dush, si edhe mos të lani enët.

Sipas profesorit, nëse rrufeja godet një shtëpi, ajo mund të kalojë përmes sistemit hidraulik të një ndërtesë, pasi tubat metalikë dhe uji janë përçues elektrikë. Dhe në banjën tonë janë të dyja materialet.

Gjithashtu, profesori shkruan se rrufeja mund të kalojë edhe përmes sistemeve elektrike dhe sistemeve të marrjes së radios apo televizionit. Prandaj duhet shmangim përdorimin e çdo gjëje që është e lidhur me një prizë elektrike, kompjuter, TV, lavatriçe, lavastovilje, sobë.

Ndërkaq, profesori rekomandon mos të mbështetemi pas mureve të shtëpisë ose të shtrihemi në dysheme, pasi edhe pse betoni nuk është përçues, por mund të bëhet i tillë nëse është me armaturë apo përforcim metalik.