Pantallonat xhins, qoftë te meshkujt por edhe te femrat kanë disa thumba prej metali të vendosura në xhepa. E keni vënë re? Nëse jo, shikojeni menjëherë dhe mësojeni se pse shërbejnë.

Në pamje të parë, këto thumba duken si të panevojshëm, por në fakt janë shumë të rëndësishëm.

Shumë kohë më parë, pantallonat xhins visheshin nga klasa punëtore, të cilët kryenin punë shumë të rënda fizike.

Gjatë asaj kohe, teksa ata punonin, xhepat ishin shumë të rëndësishëm sepse fusnin veglat e punës. Por kjo gjë i shkaktonte atyre shqepje të xhepave.

Kështu, Jacob Davis, një nga rrobaqepësit më të mirë të asaj kohe erdhi me idenë e tij brilante të thumbave.

Ai mendoi se nëse xhepat do të kishin thumba metalikë, ato do të përforcoheshin dhe nuk do të shqyheshin. Dhe në fakt kjo ide funksionoi. Në vitin 1872, Davis fitoi të drejtën dhe pronësinë për të kryer këtë punë në çdo fabrikë të xhinseve.