Kush ka nevojë për maska të shtrenjta për fytyrën, kur shumë lehtë mund ta përgatisni në shtëpi me metoda alternative. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk e dinë që kafja është një substancë shumë e mirë për lëkurën dhe përdoret për ta pastruar dhe për ta bërë atë sa më të shndritshme.

Ideale për të gjitha llojet e fytyrës, shumë pak njerëz i dinë mirë përfitimet e saj në lëkurë, teksa një pjesë e madhe e markave kozmetike nuk kanë ngurruar ta shtojnë kafenë si substancë në produktet e tyre për fytyrën.

Por cilat janë gjashtë përfitimet kryesore që merr lëkura nga përdorimi i kafesë?

– Mbron fytyrën nga rrezet ultraviolet

– I shton më tepër gjallëri lëkurës

– Ndihmon në reduktimin e rrathëve të zinj rreth syve

– Ka veti të ndihmojë në pastrimin e thellë të fytyrës

– Ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të fytyrës

– Kafja ndihmon në zvogëlimin e pullave të shkaktuara nga dielli i fortë, skuqja apo rrudhat e fytyrës.