Edhe pse është shumë e re në moshë, Arilena Ara është një këngëtare tepër e suksesshme tashmë, jo vetëm në Shqipëri. Ajo është një emër ndërkombëtar, e njohur dhe e dëgjuar në disa shtete të ndryshme jashtë Shqipërisë.
Përpos muzikës, ajo ka edhe një marrëdhënie të shkëlqyer edhe me shumë artistë të tjerë shqiptarë, teksa shpeshherë e shohim nën shoqërinë e tyre.
Së fundmi, ajo është shfaqur në një video së bashku me ‘binjaken e saj’ në muzikë. Dhe gjejeni pak se kush është?
Vetë Miriam Cani. Ajo dhe Arilena janë dy mikesha mjaft të ngushta me njëra-tjetrën, teksa këtë e tregojnë shpesh edhe në postimet që ndajnë në rrjete sociale.
Në videon e fundit të publikuar nga Arilena në Instagram, dy artistet shfaqen pa make-up. Krahas videos, Arilena shkruan ‘Binjakja ime’.
Dhe po ta mendoni, të dyja këngëtaret kanë njëlloj ngjashmërie, duke qenë se të dyja janë shumë të qeshura e të ëmbla.