Dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës fundjavën që lamë pas, u komentua shumë nga mediat. Gjithcka në këtë dasmë u komentua, nga fustanet, fjalimet e familjarëve, ushqimi deri tek veshja e të ftuarve sidomos atyre VIP.

Megjithatë, vëmendjen më të madhe e mori Eranda Libohova e cila ishte një ndër këngëtaret që i ishte besuar atmosfera e dasmës. Eranda u vesh kokë e këmbë me të bardha, gjë e cila shkaktoi zhurmë të madhe në rrjet.

Ky detaj nuk shpëtoi pa u diskutuar as në emisionin e mbrëmshëm “Goca dhe Gra”, ku Armina u shpreh se nuk ekzistonte një kusht i tillë nga ajo. Sipas blogeres secili mund të vishte ngjyrën që donte.

“Unë u kam thënë të gjithëve që po të doni vishuni me të bardha, po të doni vishuni me të zeza, unë asnjëherë nuk e ndjej dhe as të dukem mbi të tjerët, edhe ditën e dasmës doja që të gjithë të ndiheshin të bukur”, u shpreh Armina.