Opinionistja e BBV 2 Albania, Zhaklin Lekatari, ka reaguar pas audios ku shprehej se burri i Oltës do ta shantazhojë. Në një video të postuar në Instagram ajo thotë se bashkëshorti i Oltës ka kërkuar të takohet me të përmes një miku të përbashkët…

“Po e bëj këtë deklaratë sepse mendoj që është mënyra më e duhur dhe më e saktë për t’ju dhënë përgjigje të gjithëve ju që po më telefononi për të ditur nëse lajmi që qarkullon nëpër portale është i vërtetë.

Po, është e vërtetë. Burri i Oltës, nëpërmjet një miku shumë të mirë të përbashkët, ka dashur të takohet me mua dhe gjëja e parë që unë kam vendosur të bëj është që të kontaktoj produksionin, i cili më ka këshilluar që të mos takohem as me këtë familjar, as me familjarë të tjerë [të banorëve].

Për shkak të presionit shumë të madh dhe trysnisë së madhe, unë kam përdorur termin e gabuar. Sigurisht që ai nuk më ka shantazhuar, sepse unë nuk e kam takuar kurrë. Por, ka dashur të më kontaktojë” sqaron ajo.