Kristi ishte i ftuar në emisionin ‘E diell’ në Top Channel nga ku ka zbuluar edhe detaje rreth jetës së tij dhe lidhur me banorët e tjerë.

Në një lojë të rubrikës teksa është pyetur nëse ka komunikuar me Keisi Medinn pas daljes nga “BBV2”, Kristi e ka mohuar e për këtë i është kërkuar ta telefononte ‘live’ në emision për ta ftuar për kafe, por ai nuk pranoi dhe ka pirë një shots si dënim.

Gjatë lojës, Kristi duhet të fitonte pikë duhet të bënte një deklaratë se opinionistja e “BBV2” Zhaklin Lekatari reagonte në mbrojtje të tij për shkak se i ka mbetur fiksim puthja me të. Duke i kërkuar falje paraprakisht dhe duke cituar se i duhet pikë për lojën, Kristi e ka pranuar këtë.

Kujtojmë që Keisi teksa la shtëpinë e “Big Brother Vip”, ka përqafuar Kristin duke i thënë që e do në finale.

Pasi doli ajo la të hapur mundsinë e një takimi me Kristin, duke u shprehur me Arbanën se pret që Kristi ta telefonojë sapo të dalë nga shtëpia. E mesa duket, një gjë e tillë nuk u realizua…