Kënga e re “Të dua” e reperit Mozzik e publikuar sot, ka nxitur dukshëm reagimin e ish-gruas së tij, Loredana Zefit. Reperi i dedikoi një tjetër këngë vajzës së tij,

Hanës. Mozzik kishte shkrirë në vargje të gjithë ndjesitë e një babi, i cili nuk e sheh dot të bijën të rritet pasi e ka larg. Pas kësaj, Loredana ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku nuk munguan pyetjet rreth Mozzik dhe vajzës së përbashkët, Hanës.

“Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe. Mund ta pyesësh”

“A e kam tradhtuar ish-in? JO!”, u përgjigj e bindur Loredana . Loredana ka shprehur dëshirën edhe për të pasur fëmijë të tjerë dhe e pyetur se çfarë i mungon Hanës, artistja me plotë gojë u shpreh: “Një vëlla.”