Eno Popi, moderatori i njohur shqiptar, i cili prej 22 vitesh është pjesë e medias, ishte i ftuari i radhës i vëllezërve Veshaj në programin e tyre të së shtunës, “Më lër të flas”. Prezantuesi shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar, falë edhe lirshmërisë së tij në skenë dhe thjeshtësisë së tij, ka rrëfyer shumë gjëra të pathëna më parë.

E sigurisht, Eno nuk u shpëtoi as pyetjeve ngacmuese të vëllezërve binjakë. Vjatë intervistës, Donaldi zbuloi nëse moderatori i njohur e kishte votuar apo jo gjatë pjesëmarrjes së tij në ‘Big Brother Albania VIP’, dhke rrëfyer edhe një episod me Enon.

“Kur e kam takuar para 3 javësh dhe po flisnim për “Dancing with the Stars” dhe ra muhabeti i “Big Brother Vip”,  Eno hapi mesazhet e telefonit dhe më tha: “Hajde këtu ti i shikon këto pikë?”, në atë moment i dhashë 2-fish respekt Enos – tregoi Donaldi me të qeshura në skenë.

Ndërkaq, Eno Popi tregoi edhe për eksperiencën e tij si prezantues krah Bora Zemanit në spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars”., duke treguar se po e shijon. “Është super eksperiencë, po kënaqem. Ka shumë adrenalinë, ka shumë zhurmë, ka shumë ego mes balerinëve”- rrëfeu Eno Popi