Lisa Kujofska është një nga aktoret më të mira të humorit shqiptar. Momentalisht ajo jeton në Itali dhe artin e saj kemi mundësi ta shijojmë vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale…

Lisa që prej periudhës së pandemisë nuk është më pjesë e programeve shqiptare të humorit. Megjithatë e ftuar në “Ditë pas dite” Lisa është pyetur nëse ka marrë ndonjëherë mesazhe kërcënuese nga VIP-at që ajo imiton.

Si gjithnjë, përgjigjia e saj ishte epike: ”Politikanët në pjesën më të madhe të injorojnë. Por ka dhe nga ata që më kanë sjellë mesazhe falenderimi edhe pse video mund mos të ketë qenë në favorin e tyre.

Ndërsa dëngla kanë personazhet e showbizit. Nuk shkruajnë personalisht por me profile fallco, madje kalojnë edhe në ofendime personale duke më fyer fizikisht”, u shpreh Lisa Kujofsa.