Pak javë më parë, pikërisht në ditën e gruas, Armaldo Kllogjeri prezantoi këngën e tij të re brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Një këngë mjaft e ndjerë për të gjitha nënat dhe vajzat, që kishte si producent Alban Kondin dhe tekstshkrues Shpëtim Saraçi. Në disa video që kanë qarkulluar së fundmi në TikTok, fansat janë shprehur se kënga e Armaldos është e vjedhur, pasi kënga origjinale është kënduar nga një grek.

E për këtë ka folur vetë producenti i këngës, Alban Kondi, i cili i ftuar në Top Albania Radio ka treguar se si qëndron e vërteta. Albani u shpreh se kënga nuk është e vjedhur, ndërsa stilistika po. Ai ka folur edhe me producentin e këngës greke, i cili e ka quajtur çmenduri pasi këngët nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

“Ajo vetëm e vjedhur që nuk është. Nuk ka asnjë notë të ngjashme. Vija melodike dhe teksti janë autentike, jo nga ajo por nga asnjë këngë. Stilistika po! Është e bazuar tek ajo kënga greke, por edhe ajo është marrë nga kënga jonë arbëreshe “Moj e Bukura More (Lule Lule). Ka një stil specifik dhe jo shumë i shpeshtë, prandaj do dallohej po ta kishim marrë pasi nuk do ta lejonte as Youtube, as Shazam, as platformat e tjera.

Unë e kam kontaktuar producentin e asaj këngës greke, pasi e njoh nga koncerti që u zhvillua pak muaj më parë këtu në Shqipëri, dhe më tha se ia kishin çuar edhe disa persona të tjerë, por filloi të qeshte dhe e quajti çmenduri”- tha Alban Kondi në Top Albania Radio.