Moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në media e nga opinioni publik. Së fundmi, ajo është përfolur për një shtatzëni të mundshme. E ky lajm bëri shumë bujë, sidomos pas deklaratës së parashikueses Irini Kalacaj në programin “Shqipëria Live”.

Para pak javësh, Irini deklaroi se Bora është në pritje të ëmbël të një djali. Kjo deklaratë u komentua pak ditë më parë edhe nga moderatorja, e cila u shpreh se lajmi se ajo pret një djalë nuk është i vërtetë. “Më duket është çun thonë për mua. Por nuk është e vërtetë. Më prisni deri muajin tjetër”- u shpreh Bora Zemani asokohe gjatë spektaklit “Dancing With The Stars”.

Mirëpo së fundmi, moderatorja ka gjetur disa orë kohë të zhvillojë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në rrjete sociale. Ajo ka vendosur t’u përgjigjet shumë pyetjeve të bëra nga ata, duke shuar kështu kuriozitetin e dhjetëra ndjekësve të saj.

E sigurisht, një pyetje kishte të bënte edhe me shtazaninë e saj, nëse ky lajm është i vërtetë apo jo, teksa Bora Zemani ka vendosur të përgjigjet edhe njëherë tjetër përfundimisht, duke i vënë kështu edhe ‘kapakun’ kësaj historie. “A je me të vërtetë shtatzënë?” – e pyet ndjekësi, ndërsa Bora i përgjigjet “Joooo”.