Blogger-ja e njohur shqiptare, si dhe gruaja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha, po merr pjesë në spektaklin “Dancing With The Stars”.

Së fundmi, Sara ka qenë shumë e përfolur për një shtatzëni të mundshme. Por si qëndron e vërteta? A është Sara shtatzënë për herë të dytë?

Deri më tani, nga ana e Ledrit dhe Sarës nuk ka pasur asnjë përgjigje, por gjasat janë që Sara nuk është shtatzënë, nisur dhe nga fakti që po konkurron në një emision shumë të vështirë si “DWTS”.

Megjithatë, si Ledri, ashtu dhe Sara, nuk janë kundër zgjerimit të familjes së tyre, teksa deri më tani, janë prindër të një vajze që quhet Poem.