Në “emisionin “Abc e Pasdites”, u diskutua për historitë e dashurisë të cilat shtypin butonin pauzë për të rifilluar në një moment të dytë të jetës së partnerëve ose e thënë ndryshe; ribashkime.

Një prej të ftuarave, Diola Dosti, e cila ka folur edhe më parë publikisht mbi ndarjen nga ish-bashkëshorti i saj, shprehu se:

“Unë e kam provuar ribashkimin dhe ndarjen përsëri dhe më ka bërë të kuptoj që fasulet dy herë nuk i ngroh dot. Unë e kam falur tradhtinë megjithatë nuk do e bëj më asnjëherë.

Mendoj që një femër që nuk ka pasur eksperienca më përpara, mund të ketë një burrë 15-20 vite, por edhe mund të ndrroj shokun e vetë.”

Madje unë kam shkuar mbase edhe në atë ekstremin, sa thoja nëse doni hajde shkojmë me pushime të gjithë bashkë.

Sa më larg të jetë ritakimi nga divorci aq më e ftohtë bëhesh dhe i sheh si dy qenie me dy këmbë”, u shpeeh Dosti.