Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, e ka mohuar disa herë që këngët që ka publikuar pas daljes nga “Big Brother Vip” kanë qenë dedikim për ish-in e saj, Donald Veshaj.

Në një intervistë për Prive, Trixa tha; “Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me atë situatë.

Por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruar më herët edhe normal m’i kanë lidhur menjëherë, ‘ngele duke bërë dedikime’. Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni.

Kur sapo dola thoja ‘si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka’, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej”, u shpreh Ramosaj.