Nikol Nelo, vajza e moderatores së njohur shqiptare Alketa Vejsiu, mbetet tepër aktive në rrjetin social “Instagram” për ndjekësit e saj.

Ditën e sotme, Nikol ka realizuar një bisedë me ndjekësit e saj, ku ka marrë pyetje nga më të ndryshmet. Përveç komenteve pozitive, Nikol nuk heziton të publikojë edhe pyetje rreth jetës personale.

Vajza e Alketës është shumë simpatike dhe shumë e kërkuar nga djemtë, por a ia ka marrë njeri zemrën, Nikolit? Kjo ka qenë pyetja që një ndjekës i ka shkruar vajzës së Alketës, duke shtuar nëse ai është ‘xheloz’ që i shkruajnë kaq shumë.

“A të pëlqen vërtet dikush? Dhe si reagon duke e ditur që të shkruajnë kaq shumë veta?”, ishte pyetja e ndjekësit, të cilit Nikol iu përgjigj duke shkruar:

“Kam përshtypjen që të gjithë kemi një pikë të dobët për dikë…” Kështu ajo la të kuptohej se i pëlqen dikush, por nuk dha detaje të mëtejshme.