A ju ndihmon dushi i ftohtë të humbisni peshë? Epo, njerëzit kanë përdorur dushin me ujë të ftohtë për shekuj me radhë, si një formë hidroterapie që përmirëson shëndetin.

Ka qindra studime që shqyrtojnë efektin pozitiv të ujit të ftohtë në gjithçka, nga imuniteti tek efektet pozitive në shëndet, por a ka ndonjë provë që dushi i ftohtë mund të bëjë ndryshim në humbjen e peshës?

Studiuesit për humbje peshe thonë se ekspozimi ndaj temperaturave të akullta, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, mund të ndihmojë trupin të djegë yndyrën dhe të nxisë metabolizmin.

Një studim në vitin 2019, shikoi se si ulja e temperaturave mund të aktivizonte yndyrën kafe tek të rinjtë e shëndetshëm. Ai arriti në përfundimin se të rinjtë me nivele të larta të yndyrës kafe të aktivizuar gjithashtu përjetuan një reduktim të një lloji të caktuar të aminoacideve të quajtura aminoacide me zinxhir të degëzuar (BCAA).

Nivelet e larta të BCAAs janë lidhur me obezitetin dhe diabetin. Kjo i bëri studiuesit të arrinin në përfundimin se ekspozimi ndaj temperaturave më të ulëta mund të ndihmojë trupin të djegë yndyrën.

Një studim tjetër, zbuloi gjithashtu se të rinjtë që ishin zhytur në ujë të ftohtë (14℃) për rreth një orë, përjetuan një rritje prej 350% në metabolizmin e tyre, duke nxitur përsëri teorinë se temperaturat e akullta mund të përshpejtojnë humbjen e peshës. duke ndihmuar trupin tuaj të djegë energjinë më shpejt.

Është e rëndësishme të theksohet se në të dy shembujt e mësipërm, pjesëmarrësit u ekspozuan ndaj temperaturave më të ulëta për të paktën një orë, që është shumë më e gjatë se sa shumica e njerëzve mund ose duhet të qëndronin nën një dush të ftohtë.