Moderatorja Ana Kallaku, motra e aktorit të humorit Bes Kallaku, është edhe një figurë e njohur në ekranet shqiptare. Në 30-vjetorin e saj të lindjes mungoi edhe një dedikim i ngrohtë i Besit për motrën e tij.

Megjithatë, mungoi urimi i gruas së Besit, Xhensila Myrtezaj, dhe menjëherë nisën thashethemet për një krisje mes dy kunatave.

Por Xhensila Myrtezaj ka folur gjatë mbrëmjes së sotme në lidhje me raportin e saj me kunatën Ana Kallakun, ku ka thënë se raportet mes tyre janë shumë të mira.

Gjatë një loje me Romeo Veshajn, ai pyeti nëse: “A ka sherr mes kunatave?” Xhensila u shpreh: “Unë timen e kam kudita. Besi me motrën time hahen”, duke sqaruar një herë e mirë raportin me kunatën e saj.