Gruaja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha, në intervistën e saj që dha për “Prive”, ka zbuluar se rrjeti social Instagram, e përdor edhe për të fituar më shumë të ardhura.

Sipas Sarës, Instagrami është një platformë që duhet shfrytëzuar, por e pyetur nëse ajo ka reklamuar ndonjëherë produkte që ajo vetë nuk i ka provuar, Sara është përgjigjur që e ka bërë edhe këtë gjë.

“Duhet të them të vërtetën që “po”, e kam bërë njëherë. Por në momentin që e kam provuar produktin dhe nuk e kam pëlqyer, nuk e kam vazhduar më bashkëpunimin.

Edhe pse mua do të më leverdiste, por nuk ua bëj dot këtë ndjekësve të mi”, u shpreh mes të tjerash Sara Hoxha, duke treguar kështu një anë tepër pozitive të saj.