Në një intervistë për programin “Ndryshe”, CEO-s së “Acromax”, Aldor Nini foli pikërisht për klikimet e blera nga artistët shqiptarë në këngët e tyre. Jo vetëm kaq, por ai zbuloi edhe një listë emrash të artistëve që blejnë klikime. Ndër emrat e parë ai përmendi Alban Ramosajn, Ardit Çunin dhe vetë Ledri Vulën.

Në vazhdën e këtyre deklaratave, i ftuar në “Glamour Zone” në Rtv Ora, Nini u pyet edhe në lidhje me dy emra shumë të njohur që përfliten për klikime të blera. Bëhet fjalë për Noizy-n dhe Enca Haxhian. Mirëpo për të gjithë dyshuesit, Ceo i “Acromax” u shpreh se asnjëri nga ata nuk i ka të blera.

“Noizy ka klikime reale, Sinan Hoxha dhe Meda gjithashtu. Mund të përmend edhe Encën. Pavarësisht asaj që thuhet në publik, por Enca i ka klikimet. Ne kemi një listë shumë të gjatë artistësh që ne i menaxhojmë. Të gjithë atyre i ka shkuar në majë të hundës pjesa e blerjes së klikimeve, pjesa më e madhe e do këtë gjë, nuk duan të konkurrojnë me artistë të tjerë që i blejnë klikimet.

Nuk i kemi vënë në dukje më parë, tani ka ardhur momenti. Personi pasi pa lajmin më tha që ‘çfarë të duhet ty që fut hundet’. Është Ardit Çuni. I thashë Arditit mua mu deshën gati 10 sekonda të gjeja Shqipërinë, aq poshtë ishte. 668 klikime ka vetëm nga Shqipëria, 37 mijë klikime nga India. Alban Ramosaj, kam shumë respekt për të, por kënga ‘A je me najkon’ ka vetëm 13 mijë shikime nga Shqipëria. Kjo mendoj se është viktimë dhe jo që i ka blerë vetë”.