Edhe pse u bë disa kohë që është shkëputur nga ekrani, Amarda Toska, vazhdon të jetë  shumë aktive në rrjetet sociale, sidomos në Instagram.

Ami herë pas here i jep mundësinë fansave në Instagram të bëjnë pyetjet që dëshirojnë për tema dhe biseda nga më të ndryshmet. E njëjta gjë ka ndodhur së fundmi dhe kurioziteti ka qenë vërtetë i madh.

Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse kanë probleme njerëzit e pasur apo gjithçka i u ecën vaj. Dhe sigurisht që Ami nuk mund të rrinte pa kthyer një përgjigje

“Kjo jeta vaj në fakt është jeta e Instagramit që unë pak fare e besoj dhe që e mendoj për njerëzit e pasur dhe ata që kanë vënë pasuri, janë ata që kanë rrezikuar, ata që kanë punuar më shumë.

Edhe bravo i qoftë që janë aty ku janë dhe të bëjnë jetë që bëjnë”, i është përgjigjur Ami ndjekëses duke i shuar kuriozitetin e saj.

Ami gjithashtu zbuloi se as këtë sezon nuk do t’i rikthehet ekranit edhe pse ka pasur oferta, por ka zgjedhur të merret me bizneset e saj.