Amarda Toska është një nga personazhet më të dashur në Shqipëri, të cilën e kemi njohur shumë vite më parë kur drejtonte programin e famshëm të humorit, ‘Portokalli’, krah Agron Llakaj.

Edhe pse nuk është më pjesë e ekranit prej shumë kohësh, fansat e saj kërkojnë të dinë gjëra për të. E sigurisht, një vajzë si Amarda ia plotëson, pasi ajo është tepër aktive në rrjete sociale.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, duke i dhënë përgjigje shumë pyetjeve që ata kanë.

Një prej tyre ishte i interesuar të dinte nëse njerëzit e pasur kanë probleme, apo për ta gjithckka shkon mirë.

Kjo jeta vaj në fakt është jeta e Instagramit që unë pak fare e besoj dhe që e mendoj për njerëzit e pasur dhe ata që kanë vënë pasuri, janë ata që kanë rrezikuar, ata që kanë punuar më shumë. Edhe bravo i qoftë që janë aty ku janë dhe të bëjnë jetën që bëjnë” – ka thënë Ami.

Ajo është e martuar me Ermal Mamaqin prej më shumë se 10 vitesh dhe së bashku kanë dy fëmijë, Joelin dhe Sian.