Dj PM dhe blogerja Sarah Berisha janë një nga çiftet më simpatikë dhe më të dashur për publikun shqiptar.
Marrëdhënia e tyre nisi përpara disa muajsh brenda mureve të shtëpisë së Big Brother, ku dyshja ishin banorë dhe ata vijojnë lidhjen e tyre edhe tani, duke treguar se gjithçka mes tyre ka qenë e vërtetë.
Të dy këta personazhe janë mjaft aktivë në rrjete sociale, jo vetëm për të ndarë momente të jetës së tyre të përditshme, por edhe duke biseduar shpesh me ndjekësit e tyre e duke u dhënë përgjigjje pyetjeve që ata kanë.
E së fundmi ka qenë Sarah ajo e cila ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, teksa pyetjet kanë qenë të shumta.
E sigurisht, pyetja që nuk mungon asnjëherë për secilin prej tyre është raporti që kanë me njëri-tjetrin dhe jetëgjatësia e marrëdhënies së tyre.
Kështu, një prej tyre e ka pyetur Sarën nëse ka ndërmend të martohet me dj e njohur shqiptar. Blogerja nuk e ka anashkaluar, madje i ka dhënë përgjigjen surprizuese.
“Po madje atë gjë diskutojmë çdo ditë” – shkruan Sarah në Instagram.
Epo mund të kemi ndonjë dasmë së shpejti! Kush e di?!