Si rrallë herë, moderatorja Alketa Vejsiu ka vendosur që t’i përgjigjet ajo pyetjeve dhe të ‘ulet’ në poltronin e të intervistuarës, teksa në shumicën e rasteve kemi parë atë të jetë intervistuese.
Alketa i ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj ta pyesin dhe ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet disa pyetjeve.
Një prej ndjekësve të saj e pyet nëse gjatë jetës së saj ka pasur periudha depresioni, pasi e ka parë të shkëlqejë në të gjitha fushat.
Përgjigjja e moderators është mjaft shteruese në fakt dhe zbulon se ajo nuk e ka kaluar ndonjëherë depresionin, teksa këshillon që të gjithë ata që vuajnë nga kjo provë, ta kalojnë me njerëz.
Gjithashtu, Alketa tregon se jeta e saj nuk ka qenë shumë e lehtë dhe se ka pasur shumë momente në jetë kur ka qarë më shumë se sa ka qeshur si edhe që është zhgënjyer thellë edhe nga njerëz që ajo i konsideronte miq.