Te gjithe e njohim tashme Sonila Meço,  një nga gazetaret më të spikatura në Shqipëri. Krahas artikulimit dhe shkathtësisë, ajo ka rënë në sy edhe për pamjen e jashtme. Së fundmi, në një intervistë për “Ndryshe”, Sonila është pyetur nëse gjatë emisioneve politike nëse ka pasur politikanë që e kanë ngacmuar.

“Në studio nuk ka politikan që flirtojnë, jashtë studios kjo duhet diskutuar”, tha gazetarja. Më tej, nëse ka ndonjë politikan të preferuar, Sonila u shpreh: “Për politikanët, jo nuk kam simpati edhe ata vetë duke e ditur pozicionin e tyre nuk e presin”.

Meço foli edhe për gazetarinë në Shqipëri. Edhe e pyetur për gazetarët më të mirë, Sonila deklaroi se dikur admironte Ilva Taren, por kur u fut në televizion kuptoi shumë gjëra.

“Po rri te rangu im dhe më kujtohet, unë nuk bëja televizion asokohe dhe shikoja Ilva Taren, ajo ishte e rrjedhshme shumë, por kur u futa në televizion kuptova që rrjedhshmëria nuk është gjithçka.

Pastaj pash Adi Krastën që ishte i gjithanshëm në atë që bënte”, tha Meço, e cila nder te tjera po ben shume vite eksperience ne tv dhe per kete arsye ka fituar ate rrjedhshmeri te fjales dhe mendimit qe e karakterizon.