Adele është një nga emrat më të dashur në muzikën botërore. Këngëtarja e njohur që numëron me miliona fansa në mbarë botën ka nisur së fundmi pushimet së bashku me të dashurin e saj Rich Paul dhe me disa miq.

Ajo po shijon pushimet në një nga ishujt më të bukur të Italisë, në Sardenja. Nga fotot e kapura nga paparacët, Adele duket ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim, me flokë të lëshuar dhe me pak grim.

Këngëtarja britanike duket tepër e qeshur në praninë e të dashurit të saj, i cili kishte veshur një palë pantallona të shkurtra, të kombinuar me një bluzë të purport.

Kjo është ndër të paktat herë që ajo shfaqet në publik me të dashurin e saj. Adele ka preferuar ta mbajë të fshehtë jetën e saj private, duke u ruajtur gjithmonë.  Këtë muaj ajo zhvilloi dy koncerte mjaft të suksesshme në Londër. Më në fund, këngëtarja e famshme do të performojë edhe në Las Vegas.

Adele po punon me një dokumentar privat për karrierën e saj ndër vite, ku do të zbulojë për publikun se si po e përballon famën globale. Ajo do të ndajë në dokumentar edhe copëza nga jeta e saj intime.