Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri, ka vendosur të japë një mesazh të fortë për vajzat e reja. Këngëtarja u shfaq në InstaStory pa grim dhe u shpreh se jo të gjithë janë të përkryer pa make up dhe filtra.

“Përshëndetje të gjithëve, mirëmëngjesi dhe pse mua dita me ka nisur par dy orëve. Unë vendosa të dal sot pa grim, pa filter dhe vendosa të them dicka që kam gjithë këto kohë që e mendoj… Jo të gjithë jemi të përkryer pa make up dhe pa filtra por qëllimi është që ne ta duam veten ashtu sikur jemi. Unë po shikoj shumë vajza të reja të cilat janë të obsesionuara pas instagramit dhe dukjes së tyre.

Mos harroni që instagrami nuk duhet të jetë inspirim për gjeneratat e reja… Ne në Instagram postojmë atë çfarë ne duam që të tjerët të shohin, nuk na bie ndërmend për telefonin në momentet kur ne jemi keq. Kështu që unë dua vetëm të motivoj vajzat e reja dhe të gjithë të tjerët dhe t’ju them se jo të gjithë jemi të përkryer por duajeni veten ashtu siç jeni… Ju dua shumë!”– u shpreh ajo.

“Dhe pastaj kur vjen në aksion make upi dhe filteri… boom e përkryer. Por mos harroni nuk mbaron gjithçka aty… Një femër e sukesshme, një femër e mirë është një femër e pavarur, kështu që lufto motivohu nga puna jote. Lufto fort dhe mos të të bëhet inspirim për ty një jetë ‘fake’ e të tjerëve por lufto për veten tënde dhe për të ardhmen tënde!”– përfundoi Tahiri.