Fifi është pa dyshim një nga këngëtaret më në zë të momentit në Shqipëri, si edhe një nga personazhet më të përfolur në median rozë. Artistja shqiptare ka konfirmuar lidhjen e saj me biznesmenin Adis Patushi prej disa muajsh, me të cilin duket shumë e lumtur dhe se po kalon një periudhë shumë të bukur.

Dyshja janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku herë pas here publikojnë foto e video së bashku. E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, me Fifin, e cila ka publikuar disa video në krah të Adisit, ndërsa na ka habitur me një video ku ai shfaqet duke e ‘torturuar fizikisht’ këngëtaren.

Vetë Fifi, në përshkrimin e videos shkruan se Adisi po e torturon, ndërsa dëgjohet të thotë: “Kqyre ça o t’u m’bo. O tu m’lëndu. Po m’torturon”- është zëri i Fifit në sfond. Megjithatë, nëse shikojmë videon e publikuar nga këngëtarja, do të kuptojmë se e gjitha është një shaka.

Në fakt, në video shihet se si partneri i saj e ledhaton dhe e puth këngëtaren, duke na treguar kështu dashurinë e pamatë që dyshja kanë për njëri-tjetrin. Dhe ne i dëshirojmë që çifti të vijojnë të jenë gjithmonë kaq të dashuruar me njëri-tjetrin.