Një vajzë 16-vjeçare nga qyteti i Nju Jorkut është sulmuar në mënyrë të papritur nga qeni i shtëpisë së saj, që i përket rracës ‘Pitbull’. Adoleshentja me emrin Lexie Beebe humbi pothuajse këmbën e saj, kur u sulmua në mënyrë brutale nga një nga 8 pitbullët, i cili i shtrëngoi nofullat aq fort sa i këputi kockën.

Para sulmit, pitbulli ishte duke fjetur në shtratin e vajzës 16-vjeçare, ndërsa papritur ai u hodh në qafën e saj. Natën e sulmit, adoleshentja po rrinte në dhomën e saj të gjumit me miqtë, kur zbriti e vetme dhe u përball me pitbullin, që iu hodh papritur në qafë.

Adoleshentja u largua për të mbrojtur qafën e saj, por qeni e kafshoi në këmbë dhe nëna dhe njerku i saj, sapo dëgjuan britmat, vrapuan në fund të shkallëve ku panë gjak në dysheme dhe tavan dhe mishin e saj në tapet. Lexie përdori një rrip për të ndaluar gjakderdhjen e saj, për të cilën mjekët thonë se ndoshta i shpëtoi jetën.

16-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital me ambulancë dhe u dërgua direkt në sallën e operacionit, ku mjekët tentuan të rilidhnin muskujt dhe ligamentet. Por ata paralajmëruan familjen e saj se mund të mos mund të shpëtonin këmbën e saj.