Mateja Kezman, agjenti i Sergej Milinkovic-Savic, foli për “Corriere dello Sport”: “Sergej mbetet i fokusuar te fusha e lojës. Atë e duan te Juve, kjo është e vërtetë”.
Më tej, prokuratori i mesfushorit të Lazios shtoi: “Nëse nuk ndodhin mrekulli në këto dy ditët e fundit, ai do të qëndrojë te Lazio. Deri se kur, koha do ta tregojë.
Këtë verë asnjë klub nuk ishte gati të paguante atë që Lotito kërkoi për të, kështu që mendoj se situata nuk do të ndryshojë”. Megjithatë, shumë janë përpjekur, duke filluar nga Juventusi:
“Të gjithë te bardhezinjtë e duan lojtarin. Unë kam folur shumë shpesh për të në të kaluarën. Por realiteti, për momentin, është se Sergej është shumë i shtrenjtë për ta.
Ata ishin të qartë dhe e saktë në ofertën që bënë dhe limitet që kishin në këtë operacion. Presidenti Lotito ka vlerësime të tjera, 100 milionë euro, ndaj gjërat nuk kanë lëvizur për momentin”.