Një mjek i Spitalit Ushtarak të Traumës ka rënë në duart e policisë pak çaste më parë në Tiranë, pas një aksioni të mirëmenduar nga policia e shtetit.

Sipas informacioneve të para, mësohet se mjeku është F. M dhe është kapur në flagrancë nga policë të infiltruar, pas një aksioni të policisë së shtetit.

Paraprakisht raportohet se mjeku që punon te skaneri i spitalit ka marrë të paktën 200 euro rryshfet, por detajet e tjera do jepen më vonë nga vetë policia jonë.

Dyshohet se edhe një mjek tjetër është i përfshirë në një skemë korruptive, ndërsa hetuesit dhe efektivë të policisë ndodhen brenda ambienteve të spitalit.

Operacioni i Policisë së Tiranës është zhvilluar njëkohësisht me një tjetër operacion të ngjashëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku raportohet se janë ndaluar tre punonjës për korrupsion.

Nuk është hera e parë që doktorë të ndryshëm të Traumës dhe jo vetëm dyshohen dhe përfliten për marrjen në dorë të shumave të ndryshme nga pacientet.