Aktori i njohur i humorit shqiptar, një nga figurat më të dashura për publikun vendas, Agron Llakaj feston sot ditën e lindjes së tij. Ai mbush plot 63 vjeç dhe urimet në drejtim të tij kanë qenë të panumërta gjatë ditës së sotme.
Jo vetëm fansat e familjarët e tij, por urimi për këtë përvjetor të 63-të nuk ka munguar as nga stafi i emisionit ‘Al Pazar’, ku Goni është jo vetëm aktor, por edhe prezantues dhe krijues i këtij programi humoristik. Përmes një video të publikuar në Instagram-in zyrtar të emisionit, stafi uron Agronin pēr ditëlindje, duke i kënduar himnin e ditëlindjes.
“Stafi i Al Pazar uron nga zemra legjenden e humorit shqiptar @agronllakajofficial! Njeriun që ndërtoj dhe rriti çdo dite e me shumë shtëpinë e humorit tonë, ai që dha nga vetja shumë për gjithë secilin nga ne që kemi fatin të punojme me të. Mirenjohje dhe dashuri nga stafi! Gezuar ditëlindjen!”- shkruhet krahas videos së publikuar në rrjete sociale.
Agroni vijon të mbetet një nga emrat më të rëndësishëm të aktrimit në Shqipëri edhe sot e kësaj dite, teksa njihet për një sërë rolesh të sjella në skenën e humorit shqiptar.