E ardhmja e Sergio Aguero-s mund të mos jetë te Manchester City.

Kontrata e lojtarit është drejt skadencës dhe negociatat për rinovimin duket se janë shumë larg arritjes së marrëveshjes.

Siç ka bërë të ditur The Sun, sulmuesi mund të arrijë marrëveshjen me një klub tjetër për verën e ardhshme ose të zgjedhë një rrugë më pak ekonomike për xhepat e tij.

Në fakt, sipas së përditshmes angleze, Citizens duan një sforcim ekonomik nga Kun.

Sulmuesit, i cili fiton 260 mijë sterlina në javë, mund t’i kërkohet ta shkurtojë rrogën me 50% nëse do të qëndrojë te City.

Aguero, që me City-n ka fituar 4 Premier League, 5 Carabao Cup dhe një FA Cup, do të duhet të marrë një vendim.