Një fjalë e vjetër thotë: “Hakmarrja është një pjatë që duhet të shërbehet e ftohtë”. Këtë duhet duhet të ketë menduar një grua në Australi kur ka bërë planin për t’u hakmarrë për tradhtinë e pësuar nga i dashuri i saj.

Ideja e saj u realizua me një fjali të thjeshtë, të shtypur qartë në faqen e gazetës lokale: “I dashur Steve, shpresoj të jesh i lumtur me të. Tani i gjithë qyteti do ta dijë se çfarë tradhtari i poshtër je”, shkroi gruaja në faqen e plotë në gazetën australiane Mackay & Whitsunday Life.

Mesazhi, i firmosur Xheni, përfundon me një shënim të vogël: “P.S. E bleva këtë reklamë duke përdorur kartën tënde të kreditit”.

Faqja e gazetës ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, e publikuar kryesisht nga qytetarët që e kanë shfletuar herët revistën, me habi të madhe. Jehona e lajmit bën me dije se mesazhi ka mbërritur edhe tek personi në fjalë.

Nga sa mësohet në internet, punonjësit e gazetës lokale kanë thënë se janë mbytur nga mesazhet. Për më kureshtarët, ata kanë saktësuar se nuk e kanë idenë se kush është Steve, marrësi i reklamës së pazakontë.

Megjithatë, shumë do të donin të dinin edhe diçka më shumë për Xhenin misterioze, e cila ka gjetur mbështetje dhe solidaritet tek përdoruesit e shumtë, të cilët kanë qëndruar në anën e saj në rrjetet sociale dhe e kanë komentuar me ironi zgjedhjen e saj.

Për shumë është e vështirë të fajësohet Xheni: nga ana tjetër, dëshira për shëlbim ka qenë pjesë e njeriut që në fillimet e njerëzimit dhe këtë e thonë ekspertë në sjelljen njerëzore.

Sa i përket etjes për hakmarrje, “gratë janë më të rafinuara, ndërsa meshkujt më instinktivë. Gruaja preferon të godasë imazhin dhe reputacionin e personit ndaj të cilit dëshiron të hakmerret”, ka shpjeguar në një interviste për Ok Health Profesor Osmano Oasi, psikolog dhe psikoterapist. Megjithatë, kini kujdes, ka raste kur hakmarrja mund të jetë e paligjshme.

Synimi i Xheni duket se ishte pikërisht ajo që shpjegoi profesori, që është të minojë reputacionin e Steve në sytë e qytetit dhe për shumë mund të ketë pasur sukses.