Darka e një çifti në Amerikë është kthyer në një çështje në Tik Tok. Gjatë darkës, burri i ka kërkuar gruas, të cilën e kishte njohur vetëm pak ditë më parë, që të shkonte me të, por ajo ka refuzuar.

Kështu, ai është  hakmarrë duke paguar vetëm pjesën e tij të llogarisë. Një qëndrim që e ka bezdisur gruan, e cila është shfryrë në internet duke filmuar skenën e shoqëruesit të saj që i kërkonte kamerierit të  sillte dy llogari të veçuara.

“Po më bën të paguaj sepse nuk kam ndërmend të shkoj në krevat me të. Mos dilni kurrë me këtë tipin”, është ankuar ajo në rrjetin social. Përveçse nuk i ka ofruar darkën, burri nuk e ka shoqëruar as në shtëpi.

Rasti është bërë viral në Tik Tok

Videoja ka krijuar një d  ebat të vërtetë në Tik Tok. Ka patur nga ata që kanë dalë në mbrojtje të gruas: “Si burrë, kur i kërkon një gruaje të dalësh, duhet të paguash. Ti i je afruar  asaj dhe i kërkuar të dalësh”.

Ndërsa të tjerë nuk kanë qenë aspak dakord: “Burrat nuk janë të detyruar të paguajnë për ushqimin. Ajo ka ngrënë, ta paguajë. Me përjashtim të rastit kur ai ka premtuar  se do të paguante”.