Ersiljano Xhelollari është bërë baba për herë të parë ditën e djeshme.

Aktori i njohur shqiptar, i cili prej disa kohësh është pjesë e programit të humorit “Al Pazar”, por edhe në “Fake Off” është bërë baba i një vajze.

Këtë lajm mjaft të bukur e ka bërë me dije vetë Ersiljano përmes rrjeteve sociale. Ai dhe partnerja e tij kanë vendosur ta quajnë të bijën “Ajza”, një emër vërtetë i veçantë dhe i padëgjuar më herët në Shqipëri.

“Ju falënderoj të gjithëve për urimet në ditën më të lumtur të jetës time. Zoti ju bekoftë në familjet tuaja” – shkruan Ersiljano në Instagram.

Ne i urojmë jetë të gjatë Ajzës!