Gruaja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha, realizon shpesh bashkëbisedime me ndjekësit në rrjetin social Instagram.

Edhe sot, Sara Hoxha ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit, duke i kërkuar ‘ta freskojnë’ me pyetje teksa po kalonte kohën në pishinë.

Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit Sara është pyetur se cila ka qenë pyetja që e ka acaruar më shumë gjatë shtatzënisë dhe me të drejtë ka treguar se është bezdisur shumë kur e kanë pyetur: “Akoma nuk linde ti?”

“Jo po pres dhe pak se qenka mirë kështu duke plasur. Pyetje më acaruëse nuk kishte!”, shkruan Sara.