Në garat e kampionatit të Formula 3, kategoria DTM, piloti i ri gjerman Davide Schumacher, djali i ish-pilotit të Formula 1, Ralf Schumacher, ka pësuar një aksident të rëndë. Në pistën gjermane të Hockenheim, ai pësoi një aksident me makinën e tij Trident.

Makina e tij u përplas fillimisht me një makinë tjetër në pistë (një Porsche) dhe më pas të dyja u përplasën me barrierat mbrojtëse. Impakti ishte i fortë, pasi makinat ishin me shpejtësi të madhe.

Pas vizitave mjekësore, David Schumacher ishte ai që e pësoi më keq, pasi dëmtimi ishte i rëndë: Frakturë e vertebrës lombare dhe disa dëmtime në gju. Edhe pse nuk do t’i nënshtrohet asnjë operacioni, nipi i Michael Schumacher do të qëndrojë 6 javë pushim absolut.

Aksidenti ndodhi në xhiron e tetë të garës dhe në të u përfshinë edhe dy makina të tjera (4 në total), por që nuk patën pasoja të rënda. Gjithsesi, paniku në pistë ishte i madh, pasi motori i makinës Porsche doli nga vendi dhe mori flakë në mes të pistës.