Një ngjarje shumë e rende ka ndodhur sot rreth orës 13:25 në afërsi të kompleksit “Deliorgji” te Rruga e Kavajës. Një atomjet Benz G-class nuk ka frenuar aspak para vijave te bardha dhe ka marrë perpara një çift me fëmijën 3 muajsh ne karroce.

Ajas Sulejmani, shoferi i makinës, menjëherë u largua nga vendngjarja, duke lënë makinen bosh. Ai ishte pa letra dhe hyri me semafor të kuq duke shkaktuar dramën. Ajasi më pas u kap nga policia, ndërkohë që gjendja e familjes nuk është aspak e mirë.

Sulejmani mësohet se është një emër i njohur për drejtësinë. Janë publikuar pamjet e para të aksidentit tek kompleksi ‘Delijorgji’. Çifti ka qenë duke kaluar rrugën me fëmijën e tyre tre muajsh në karrocë, kur G-Class, ka ardhur me shpejtësi dhe i ka përplasur.

Të bën përshtypje fakti që makina nuk ka ndalur shpejtësinë dhe pse ka pasur makina të tjera përpara të ndaluara. Ai u mundua të ndryshonte drejtimin në fund, por më kot.

Menjëherë kalimtarët i kanë ardhur në ndihmë të plagosurve. Ata i kanë ndihmuar dhe u kanë dhënë ndihmën e parë, ngjarja i tronditi të gjithë të pranishmit dhe eshte vertet nje nga ato ngjarje qe duhen denuar pa asnje tolereance.