Një aksident tragjik ka ndodhur orët e fundit në Kubë, që ka sjellë vdekjen e 10 personave.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afrësi të provincës të Granma, kur një autobus që transportonte mësues po udhëtonte nga Havana për në Granma është rrëzuar në një urë, në qytezën e Guines.

Bilanci provizor i policisë flet për 10 viktima dhe 23 të plagosur, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Agjencia Kubaneze e Lajmeve (CAN) shprehet se autoritetet kanë nisur nga puna për të hetuar shkaqet e këtij aksidenti dhe saktësuar nëse shoferi ka humbur kontrollin e autobusit apo jo.