Të paktën 3 raketa kanë përfunduar në afërsi të ambasadës amerikane në Bagdad, në Irak. Lajmin e konfirmoi e përditshmja arabe e lajmeve Al Arabiya, që citon burime të sigurisë dhe ushtrisë iraniane.

Për fat të mirë, raketet e lëshuara nuk kanë shkaktuar viktima, por vetëm dëme të vogla materiale. Funksionarët e sigurisë irakene konfirmuan gjithashtu se objektivi i këtyre 3 raketave ishte pikërisht ambasada amerikane në Irak, që ka pësuar disa dëme të pjesshme.

Ende nuk dihet se cila forcë ushtarake ka lëshuar këto raketa dhe nga janë lëshuar ato, për të cilat po hetojnë edhe vetë amerikanët. Pas kësaj ngjarje janë shtuar masat e sigurisë pranë ambasadës, e cila përkohësisht ka pezulluar aktivitetin e saj.