Ylli i “Stranger Things”, Noah Schnapp, ka marrë vëmendje të madhe pasi i ka publikuar mesazhet private këngëtares së njohur, Doja Cat. Reperja 26-vjeçare i dërgoi mesazh aktorit 17-vjeçar, duke i kërkuar që ta lidhte me kolegun e tij, Joseph Quinn.

“Noah, a ke mundësi t’i thuash Joseph që të më flasë? Jo jo, prit, a ka të dashur ai?”, i shkroi Doja Cat aktorit Noah Schnapp.

“Shkruaji vetë”, ia ktheu Noah. Më pas, Doja Cat i thotë që nuk i ka as Instagramin, e as Twitterin, prandaj i duhet një mënyrë kontaktir.
Më pas, aktori Schnapp i dërgoi llogarinë e aktorit në Instagram. Gjërat shkuan si mos më keq kur Noah postoi mesazhet private me Doja Cat në një video të tij në “TikTok”.

Doja reagoi ashpër për këtë veprim të aktorit, duke u shprehur: “Kjo është një sjellje fëmije. Nuk e di as sa vjeç është, por nuk ka mundësi të jetë mbi 21 vjec. Kur je kaq i ri, normalisht bën gabime”.

Ai është një gjarpër i vogël. Unë mendova senuk do e kishte problem dhe i shkrova, ndërsa ai shpërndau informacione”, tha reperja amerikane…