“Game of Thrones” ishte dhe vazhdon ende të jetë një nga serialet më të shikuar e më të komentuar nga dashamirësit e kinematografisë e jo vetëm.

Shumë personazhe të këtij seriali u kthyen në idhuj për shumë fansa, teksa mbeten vërtetë të paharrueshëm për rolin e tyre.

Një ndër ta është edhe Jack Gleeson, i cili luan rolin e Joffrey Barathon, i cili edhe pse me një rol negativ në film, sërish mbetet shumë i komentuar.

Së fundmi, lajme të reja vijnë sa i përket Jack në aspektin personal. Ai i ka dhënë fund beqarisë në moshën 30 vjeçare duke u martuar me të dashurën e tij në Irlandë.

Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Kishën e Zemrës së Shenjtë, në The Glen. Ky lajm i bukur u nda nga prifti që i kurorëzoi. Në një postim në Twitter, Patsy Lynch ka publikuar disa foto ku shkruan se ceremonia ishte shumë e thjeshtë, me shumë lutje dhe dinjitoze për aktorin e famshëm dhe partneren e tij.