Dikur njihej si “mbretëresha e Instagramit” – pasi ndiqej nga miliona njerëz në platformën e mediave sociale në vitin 2016 – por tani, nuk është më prezente në internet. Për më shumë se katër vite, Selena Gomez ka zgjedhur të qëndroj larg rrjeteve sociale, për shkak të shëndetit mendor.

“Kjo ka ndryshuar plotësisht jetën time”, tha Gomez për emisionin e mëngjesit “Good Morning America”. “Jam më e lumtur, jam më e pranishme, jam më e lidhur me njerëzit”, tha këngëtarja.

“Unë e kuptoj se sa i fuqishëm është interneti dhe në shumë mënyra ai ka bërë gjërat më të mira për botën. Por për mua, unë marr lajmet që janë në të vërtetë të rëndësishme përmes njerëzve në jetën time”.

Këngëtarja, aktorja dhe producentja, e cila aktualisht ka më shumë se 300 milionë ndjekës në Instagram, po promovon aplikacionin e saj “Wondermind” – një platformë për shëndetin mendor që ndihmoi atë të rimëkëmbet.

Gomez, e cila ka qenë e hapur për sfidat e saj, duke përfshirë çrregullimin bipolar, tha për “GMA” se qëllimi është të vë burimet e saj në dispozicion për ata që kanë nevojë. “Ka vende ku njerëzit shkojnë kur kanë nevojë për ndihmë dhe është për të ardhur keq që ato kushtojnë shuma qesharake parash”.

“Por ka një vend që njerëzit të ndihem mirë dhe të ndihen se është dikush që i kupton, dhe unë e dua këtë për shëndetin mendor”, është shprehur aktorja. Në vitin 2015 ajo deklaroi publikisht se ka një sëmundje kronike, lupus.

Më 14 shtator 2017, ajo njoftoi përmes Instagramit se ishte tërhequr nga ngjarjet publike në muajt e mëparshëm për t’iu nënshtruar një transplanti veshkash të dhuruar nga aktorja dhe shoqja Francia Raisa. Në vitin 2020, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Instagram, ai pranoi se vuante nga çrregullimi bipolar.