Aktorja aziatike e filmave për të rritur Rina Arano është gjetur e vdekur nga policia japoneze. Trupi i saj ishte i lidhur me një pemë, lakuriq, në një pyll në Hitachiota, prefektura Ibaraki, Japoni.

23-vjeçarja ishte zhdukur që prej 5 qershorit dhe trupi i gjetur u identifikua me shpejtësi si i saji. “Rina Arano ishte e lidhur në një pemë pa rroba dhe ka humbur jetën prej gati dy javësh”, tha policia lokale në një deklaratë. “Ne jemi ende duke u përpjekur të përcaktojmë shkakun e vdekjes”.

Autopsia përcaktoi se aktorja e re vdiq nga një thyerje të kockës poshtë gjuhës dhe nofullës, e cila luan një rol kyç në lidhjen e shumë muskujve brenda qafës.

Japan Times ka raportuar se policia ka arrestuar Hiroyuki Sanpei dhe e konsideron atë si të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Rina Arano. 33-vjeçari i kishte dërguar mesazhe aktores para se ajo të zhdukej.