Një nga aktoret më të njohura të spektaklit të humorit “Portokalli”, është Albana Perhati. Albana është prej plot 18 vitesh pjesë e këtij spektakli.

E ftuar në studion e “Ftesë në 5” në Top Channel, mes emocioneve ajo tregoi pengun më të madh të jetës, e cila e ka shoqëruar prej vitesh.

Për shkak të pamundësisë fizike, babai i saj nuk e ka parë kurrë duke performuar. Gjatë gjithë karrierës së saj në stolin e publikut të “Portokallisë”, i ati i saj nuk ka qenë kurrë.

“Kam edhe një peng që se kam thënë kurrë. Fakti që prindërit e mi janë jashtë dhe pamundësia e prindërve të mi për të ardhur në Shqipëri.

Dhe se kam pasur kurrë për gjithë këto vite të më shohë duke performuar. Është një nga pengjet e mia. Kurrë nuk ka qenë në sallë të më shikojë live është një pamundësi fizike”, u shpreh mes të tjerash Albana Perhati.