Aktorja e serialit të njohur “House of Cards”  Kate Mara dhe bashkëshorti i saj Jamie Bell janë në pritje të fëmijës së dytë.

Mara dha lajmin e ëmbël për të gjithë fansat e saj përmes një fotoje të publikuar në Instagram, ku shihet së bashku me bashkëshortin të ecin dorë për dore jashtë një hoteli.

Aktorja shkruan krahas fotos së publikuar “Jemi 3 në këtë foto”, duke nënkuptuar kështu edhe shtatëzaninë e saj të dytë.

Kate Mara është e njohur për rolin e saj në serialin “House of Cards, ku ajo luan rolin e gazetares Zoe Barns.

Çifti Mara-Bell nisëm të takoheshin në vitin 2015 pasi luajtën së bashku në “Fantastic Four”, ndërsa janë prindër të një vajze, e cila erdhi në jetë në vitin 2019.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kate Mara (@katemara)