Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të njohura të ekraneve shqiptare. Tashmë, Alketa është nën moderimin e spektaklit të kërcimit, “Dance Albania”. Gjatë këtij sezoni, moderatorja është akuzuar disa herë nga shikuesit, për mënyrën si i trajton në skenë konkurrentët, të cilët janë figura të njohura publike.

Gjatë puntatës së 6-të të “Dance Albania”, teksa në skenë ndodhej Anita Haradinaj, Alketa po mundohej ta drejtonte nga kamera qendrore. Alketa e shfrytëzoi këtë moment për ta shpjeguar këtë “ves” të saj, siç e konsideroi ajo.

Moderatorja e njohur ndër të tjera u shpreh se shikuesit çuditën me këtë veprim të saj, por ajo ka hallin se mos Vera Grabocka bërtet në prapaskenë se nuk po rrinë drejt.

“Se kam gjithmonë panikun se mos Vera Grabocka bërtet atje në autobuz dhe thotë vetëm hundën po ju shikojmë. Edhe mua më është bërë refleks ngaqë kam 22 vjet që punoj me Verën, në mes të programin , në seriozitet i marr i rrotulloj njerëzit”, u shpreh Alketa mes të tjerash…