Aktori i madh me famë botërore, Al Pacino pret të bëhet baba për herë të katërt në moshën 82-vjeçare. Siç raporton TMZ, partnerja 29-vjeçare e aktorit të famshëm amerikan, Noor Alfalah, është shtatzënë në muajin e tetë.

Al Pacino është babai i tre fëmijëve të tjerë, Julie 33-vjeçare, të cilën e kishte me Jean Tarant dhe binjakëve 22-vjeçarë, Olivia dhe Anthony, të cilët i kishte me Beverly D’Angelo. Marrëdhënia e Pacinos me Alfalah u përfol për herë të parë në prill 2022 kur ata u panë së bashku në një restorant.

Megjithatë, në atë kohë, burime të ndryshme i thanë Page Six se të dy kishin lidhje që nga koha e pandemisë së koronavirusit. “Pacino dhe Noor filluan të takoheshin gjatë pandemisë. Ajo zgjedh kryesisht burra të moshuar të pasur.

Ajo është prej disa kohësh me Alin dhe po kalojnë mirë. Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem edhe pse Pacino është më i vjetër se babai i saj”, tha një burim për Page Six. Sipas raportimeve, Noor më parë kishte një lidhje me Mick Jagger.