David Alaba do të largohet nga Bayern Munchen dhe kjo është e qartë. Mbrojtësi austriak nuk do të rinovojë me gjermanët dhe drejtuesit e klubit janë tërhequr nga bisedimet me të dhe agjentin Pini Zahavi.

Shumë klube janë futur në garë për 28-vjeçarin, por Juventusi kryeson listën. Italianët e duan me patjetër mbrojtësin e krahut të majtë, pasi kampionët kanë patur probleme të shumta në mbrojtje.

Juvja do ta marrë me kosto zero, ashtu siç ndodhi me Rabiot dhe Ramsey, por me një ndryshim të madh. Alaba po luan si titullar thuajse në çdo ndeshje, të pakten deri tani dhe duket se do të kalojë në formë në Torino.